Shoqëria “PronatyraTreg” ka filluar aktivitetin tregtar në vitin 2005 në Tiranë për t’u zgjeruar më pas në qytetet e Durrësit dhe Vlorës. Sot në PronatyraMD numërojmë 12 supermarkete ku dallohemi në treg për sigurinë, cilësinë dhe shërbimin shembullor. Që në hapat e para u përqëndruam tek kujdesi i veçantë ndaj klientit dhe lidhja e ngushtë me natyrën, ndërsa bashkëpunimi me marka Italiane të rëndësishmedhe devotshmëria për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore kanë qënë dhe janë prioritetet tona kryesore.
Ne jemi një ekip me rreth 200 punonjës, të pranishëm në Tiranë, Durrës, Kashar, Vlorë dhe Rinas. Ndërsa rrjeti jonë rritet, jemi gjithnjë në kërkim të burimeve njerëzore të reja.