Bashkohu me ekipin e blerjeve të mbara!

Pozicione Pune

Menaxher
Asistent Menaxher
Punonjes ne repartin e produkteve te fresketa
Punonjës Kuzhine
Punonjës Marketi

Apliko

Per te aplikuar ploteso dhe dorëzo Formularin e Aplikimit ose dergoni CV tuaj ne adresen e emailit burime.njerezore@pronatyra.al.

Gjej vendin tënd në PronatyraMD!

Vlerat Tona

Përgjegjshmëria
Respekti
Bashkëpunimi
Përkushtimi
Qëndrueshmëria

Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit dhe Vlorës, ku sot numërojmë plot 11 njësi shitje. Prej 18 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe
cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.

Pronatyra Treg është jo vetëm vendi ku klienti gjen modelin e blerjes dhe shërbimit me çmime të lira çdo ditë, por dhe vendi ku çdo punonjës bëhet pjesë e një ekipi të vërtetë.

MENAXHER MARKETI

Menaxheri i Marketit është përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë. Pozicioni i menaxherit është përgjegjës për shërbimin ndaj klientit, menaxhimin e stafit të marketit, shitjet ditore, asortimentin në market, dhe gjëndjen e stokut. Menaxheri i marketit raporton tek Drejtori i Rrjetit të Shitjeve.

PROFILI I KANDIDATIT

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office

ASISTENT MENAXHER

Asistent Menaxheri asiston menaxherin në administrimin ditor të marketit. Pozicioni i asistent menaxherit në mungesë të menaxherit, është përgjegjës për operimin e marketit gjatë turnit ditor, shërbimin ndaj klientit, menaxhimin e stafit të marketit, shitjet ditore, asortimentin në market, dhe gjëndjen e stokut.

PROFILI I KANDIDATIT

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Te paktën 2 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office

PUNONJES BANAKU

Punonjësi i Banakut u shërben klientëve në banak, i prezanton produktin e duhur klientëve dhe ofron sugjerime sipas kërkesave të tyre. Punonjësi pajis me etiketa çmimi produktet, evindeton skadencat e produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm të tyre, si dhe mirëmban dhe garanton pastërtinë e ambjentit të punës.

KANDIDATI DUHET TË:

  • Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme)
  • Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme (preferohet)
  • Jetë i aftë per të ngritur pesha të rënda
  • Jetë i gatshëm të punojë me turne
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë

PUNONJES MARKETI

Punonjësi i Marketit mirëpret, komunikon dhe u shërben klientëve. Punonjësi siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë të rregullt në kasë si dhe kujdeset per gjëndjen e cash-it në kasë. Pozicioni është përgjegjës për pajisjen me etiketa çmimi, vendosjen e produkteve në rafte në mënyrën e duhur, evindetimin e skadencave të produkteve duke ushtruar një kontroll të vazhdueshëm të tyre, si dhe mirëmbajtjen e ambjentit të punës.

KANDIDATI DUHET TË:

  • Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Jetë i gatshëm të punojë me turne
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i besueshëm

BUKËPJEKËS

Bukëpjekësi është përgjegjës për prodhimin e produkteve të brumit. Punonjësi mirëmban dhe pastron pajisjet e prodhimit dhe ruan produktet dhe lëndën e parë në kushtet e duhura.

KANDIDATI DUHET TË:

  • Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme)
  • Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme
  • Jetë i gatshëm të punojë me turne
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë

PUNONJËS KUZHINE

Punonjësi i Kuzhinës është përgjegjës për prodhimin e produkteve të kuzhines/gastronomisë. Punonjësi mirëmban dhe pastron pajisjet e prodhimit dhe ruan produktet dhe lëndën e parë në kushtet e duhura.

KANDIDATI DUHET TË:

  • Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme)
  • Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme
  • Jetë i gatshëm të punojë me turne
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë

PUNONJES LOGJISTIKE

Punonjësi i Logjistikës është përgjegjës për mbajtjen, transportin dhe sistemimin e mallit në magazinën qëndrore. Punonjësi shkarkon mallin në ardhje nga kamionët, bën sistemimin në raftet/hapësirat përkatëse në magazinë, si dhe ngarkon mallin në kamiona për furnizimin e marketeve.

KANDIDATI DUHET TË:

  • Ketë Dëftesë Pjekurie (e detyrueshme)
  • Licence per operimin e pirunit (preferohet)
  • Zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Eksperienca e punës në pozicione të ngjashme
  • Jetë i gatshëm të punojë me turne
  • Jetë korrekt, i ndershëm dhe i përpiktë