Pronatyra Treg ka filluar aktivitetin në vitin 2005, duke u zgjeruar në të gjithë Tiranën si dhe në qytetin e Durrësit, ku sot numërojmë plot 12 njësi shitje. Prej 18 vitesh dallohemi në tregun lokal për sigurinë maksimale që u ofrojmë klientëve dhe përkujdesjen e veçantë ndaj shërbimit. Që në hapat e para prioritet i vendosëm kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Bashkëpunimi me marka të rëndësishme Italiane si dhe kujdesi i veçantë për të sjellë produkte të sigurta dhe cilësore ka qënë gjithmonë prioriteti ynë kryesor.
Të përmirësojmë jetën e familjeve shqiptare, duke sjellë çmime të lira çdo ditë.
Marka Italiane MD, me eksperiencën e saj 29 vjeçare në tregun Italian të mbushur me plot suksese e arritje, vjen në Shqipëri nëpërmjet partneritetit me Pronatyra Treg shpk. MD pjesë e tregut Italian që prej 1994, me 800 dyqane në Itali është rrjeti I dyte më i madh i supermarketeve discount, dhe I treti më I madh për nga shitjet ne Itali.
Ne prioritet të veçantë i vendosim kujdesit të veçantë për klientin dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. Ky mentalitet ka rezultuar një filozofi fituese ku tashmë jemi në vijën fillestare të inovacioneve në fushën ushqimore dhe më gjërë. Pastërtia, freskia, shërbimi dhe cilësia janë motoja jonë për të gjithë ata që na zgjedhin ndaj të cilëve jemi të fokusuar të ofrojmë maksimumin tonë në të gjithë gamën e produkteve që ofrojmë.
Pronatyra Treg operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 një rrjet marketesh ushqimore në bashkëpunim me marka të rëndësishme italiane. Ne jemi një ekip me rreth 200 punonjës dhe jemi të pranishëm në Tiranë, Durrës, Megatek dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Oraret e dyqaneve
E Hënë – E Diel: 08:00 – 22:00
24H: Rr. Barrikadave & Rinas
© 2023 PRONATYRA MD. All rights reserved.