Hambuger të shuar në birrë

Nëse ju pëlqejnë hamburgerat atehere kjo recetë është ajo që ju mungonte për të zbuluar një shije të paharrueshme. Harrojeni hamburgerin klasik me panine, ky hamburger që po ju tregojmë sot ka një shije fantastike, kjo gjë falë përzierjes së bazuar në mish të grirë, vezë, djathë parmiggiano dhe erza aromatike të përdorura në vend të bukës. Është i lehtë për t’u përgatitur dhe duhet të keni kujdes që haburgeri të qëndrojë në frigorifer për 30 minuta para se ta ndani dhe ta gatuhet në një tigan. Mos harroni ingredientin që do bëj të mundur krijimin e një pjate fatastike, birra e pafiltruar Lettere Craft nga Italia.

Përbërsit

Mish i grirë

500 gr

vezë

2

Parmixhano

2 lugë gjelle

Kripë

për shije

Piper

për shije

Ërëza

për shije

Proshutë e pjekur

140 gr

Scamorza ose djathë i butë

140 gr

Birrë për shuarje

për shije

PËRGATITJA

1. Në një enë hedhim mishin e grirë, vezët, parmixhanon, kripën, piperin dhe erëzat.

2. Përzieni gjithçka me duar dhe nëse është shumë e butë, shtoni pak thërrime buke (nëse është shumë e trashë shtoni pak qumësht)

3. Merrni gjysmën e brumit të formuar nga mishi i grirë dhe shtrijeni në një tavë të mbuluar me letër furre.

4. Shtoni proshutën e pjekur dhe djathin duke mbuluar të gjithë sipërfaqen

5. Në këtë pikë, shtoni gjysmën e mbetur të brumit në mënyrë të njëtrajshme.

6. Lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta të mbuluar me pelikola.

7. Prisni hamburgerat në formë trekëndëshi. Për të thjeshtuar prerjet, ndajeni drejtkëndëshin në disa katrorë të vegjël të cilët më pas do t'i prisni diagonalisht.

8. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni hamburgerat nga të dyja anët dhe në përfundim shtoni pak nga birra e rekomanduar dhënë I dhënë një shije të mrekullueshme.