Njoki me rikota dhe spinaq

Pjatë perfekte për një darkë të lehtë. Erdhe në vëndin perfekt për të zbuluar receten e shijeve Italiane, Ku ka më mirë sesa me një pjatë rikota të bërë vetë dhe njoki me spinaq? Po ju tregojmë një recetë me një shije të jashtëzakonshme për të mahnitur këdo që do e provoje këtë pjatë! Njoki me rikota dhe spinaq janë një variant shumë i shijshëm i recetës tradicionale Italiane. Për përgatitjen e kësaj pjate do fillojmë nga rikota – ju rekomandojmë të përdorni rikotën Malga Paradiso e cila është e shijshme dhe shumë kremoze, e përziejmë me miell, niseshte, vezë, kripë, arrë muskat dhe borzilok të freskët. Doni të dini sekretin për të bërë njoki të përsosura? Pasi keni zënë brumin i hidhni edhe pak djathë të grire për më shumë shije. Hapi i rradhës është që ti jepni formen e njokit me një pirun, në këtë mënyrë do ta mbajnë më mirë salcën në të cilën do i përgatisesh. Për salcën, thjesht shtoni spinaqin duke e kurdisur me qepë dhe domate të prera në kubikë duke i lene për 10 min. Kujdes, për njokit do të mjaftojnë vetëm disa minuta zierje për të qënë sa më të shijshme! Pasi njokit kanë përfunduar së zjeri do ti hidhni në salcën e përgatitur, mbetet vetëm ti hidhni djathë pecorino të grirë dhe t’i shërbeni me shumë dashuri. Njokit me rikota dhe spinaqit është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërsit

Për Njoki

Miell

70 gr

Rikota

250 g

Niseshte misri

30 g

Djathë i grirë

50 gr

Vezë

1

Arrë muskat

për shije

Borzilok i freskët

për shije

Për Salcën

Miell

150 gr

Lëng perimesh

200 ml

Qepë

30 g

Djathë pecorino

50 g

Domate

1

Vaj ulliri ekstra i virgjër

për shije

PËRGATITJA

1. Përzieni rikotën me niseshtenë, miellin, vezën dhe një majë arrë muskat në një tas

2. Shtoni borzilok, kripë dhe piperin dhe vazhdoni ta përpunoni masën derisa të përftoni një masë të lëmuar dhe homogjene

3. Lëreni të pushojë për 30 minuta

4. Merreni sërish brumin duke duke I shtuar djathin e grirë pecorino.

5. Prisni brumin ne copëza të gjata 3 cm

6. I kalojmë në rigagnokë ose në një pirun për të krijuar formën

7. Pritini imët qepën e kuqe, skuqeni në vaj ulliri dhe gjalpë

8. Vendosni spinaqin ne tenxhere

9. Mbulojeni me lëng mishi ose perimesh, shtoni kripë dhe ziejini për 10 minuta

10. Shtoni domatet e prera në kubikë pa tul dhe vazhdoni zierjen për 10 minuta

11.Ziejini njokit ne uje te vluar me kripe, sapo të dalin në siperfaqe dhe më pas i vendosin në salcën e përgatitur.

12. Shërbejini njokit dhe zbukurojeni me djathin pecorino të grirë.