Të dashur miq të shtëpisë PronatyraMD,
Sot ju rekomandojmë recetën ideale për të thënë “Të dua” pa pasur nevojë për fjalë.
Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e parezistueshme ka një bazë brumi që mbushet me çokollatë dhe ne e kemi përgatitur sipas recetës klasike, me miellin 00 Cà Bianca, sheqerin pluhur dhe vaniljen Cucina e Sapori, gjalpë, të verdhat organike të vezëve dhe pak kripë.
Pasi e lëmë të qëndrojë në frigorifer për gjysmë ore, e mbështjellim dhe presim disa biskota në formë zemre. Duke përdorur një formë më të vogël gjysmën e biskotave i “zbrazim” nga pjesa qendrore dhe i pjekim në furrë për 12 minuta në temperaturën 170 gradë.
Dy ëmbëlsira të ndryshme për të kënaqur të gjitha shijet.
“Zemra të ëmbla” është simboli i përsosur i dashurisë dhe për t’i bërë është e lehtë dhe argëtuese: tani është radha juaj, ndiqni recetën hap pas hapi dhe surprizoni ata që doni me një prekje të këndshme krijimtarie!
Përbërësit
Miell për ëmbëlsira
250 g
Gjalpë
150 g
Sheqer pluhur
1 bustinë
Vanilje
1 bustinë
Kripë
1 majë luge
Reçel i lehtë qershie
100 g
Përgatitja
1
Hedhim miellin në formë shatërvani, shtojmë gjalpin në kubikë dhe sheqerin pluhur
2
Shtojmë vaniljen dhe pak kripë
3
Përzieni derisa të bëhet pluhur
4
Shtoni të verdhat e vezëve dhe vazhdoni të përzieni erisa të përftoni një brumë të butë. E lemë të pushojë në frigorifer për gjysmë ore
5
Hapeni brumin në një trashësi prej rreth 4mm
6
Priteni brumin në formë biskotash
7
Përdorni një formëz më të vogël për gjysmën e biskotës që keni gati
8
Piqini format në tavë për rreth 12 minuta në 170 gradë
9
Lërini biskotat të ftohen. Mbi biskotën e mbushur vendosim reçelin ose kremin e lajthisë dhe sipër i vendosim biskotën e shpuar.